albemigrant.com faqja eemigrantëve shqiptarë në NET

You are not logged in. (Login)

 

Available Courses

Folja në gjuhën shqipe

Kurs kushtuar foljes në gjuhën shqipe

Alfabeti i gjuhës shqipe

Gjuha shqipe 101 është mësimi i parë i gjuhës shqipe. Ai ka të bëjë me alfabetin  e gjuhës shqipe.

Nëse dëshironi të mësoni gjuhën shqipe, mësimi i saj fillon pikërisht tek alfabeti. Dhe kjo për faktin se gjuha shqipe është një gjuhë fonetike që do të thotë që fjalët e gjuhës shqipe lexohen dhe shqiptohen ashtu siç shkruhen dhe e kundërta. Alfabeti i gjuhës shqipe ka tridhjetë e gjashtë shkronja që i përgjigjen tridhjetë e gjashtë tingujve. Nga këto njëzetë e nëntë shkronja janë bashkëtingëllore dhe shtatë shkronja janë zanore.

Më poshtë paraqitet alfabeti i gjuhës shqipe me shkronjat e mëdha dhe ato të vogla :

A , a / B , b / C , c / Ç , Ç / D , d / Dh , dh / E , e / Ë , ë / F ,f / G , g / Gj , gj / H , h / I , i / J , j / K , k / L , l / Ll , ll / M , m / N , n / Nj , nj / O , o / P , p / Q , q / R , r / Rr , rr / S , s / SH , sh / T , t / Th , th / U , u / V , v / X , x / Xh , xh / Y ,y / Z , z / Zh , zh

Më poshtë paraqitet alfabeti i gjuhës shqipe me shkronja dore :

A , a / B , b / C , c / Ç , ç / D , d / Dh , dh / E , e / Ë , ë / F ,f / G , g / Gj , gj / H , h / I , i / J , j / K , k / L , l / Ll , ll / M , m / N , n / Nj , nj / O , o / P , p / Q , q / R , r / Rr , rr / S , s / Sh , sh / T , t / Th , th / U , u / V , v / X , x / Xh , xh / Y ,y / Z , z / Zh , zh; 

Shqiptimi i alfabetit të gjuhës shqipe jepet tek CD

Praktikë :Për një njeri që nuk flet gjuhën shqipe ja disa nga  “sekretet” për të mundur të shqiptoni të gjithë tingujt e gjuhës shqipe :

  • Mësojini shkronjat e alfabetit duke i shqiptuar ato në fjalë të ndryshme të gjuhës shqipe.

  • Bëni kujdes sidomos në shkronjat që nuk janë në alfabetin e gjuhës suaj psh në anglisht. Kështu bëni kujdes në shkronjat <c> [ts], si në fjalët cjap, copë, car ; <ç>[ts] si në fjalët çmim, çimento, çdo, çelik; <dh>[δ] si në fjalët dhia, dhjetë, dhëmb; <ë>[∂] si në fjalët ëndërr, është, ëmbël; <gj>[] si në fjalët gjëagjëzë, gjithë, gjë;<j>[j] si në fjalët jam, jo, jetë <ll>[ł] si në fjalët llullë, llaf, llapë; <nj>[ıЈ]si në fjalët njeri, një, njoh; <q>[c]si në fjalët qëllim, qep, qepë; <rr>[R]si në fjalët rri, rrotë, rreth; <sh>[∫] si në fjalët shoh, shkëlqim, shtrenjtë; <th>[q] si në fjalët thikë, thyej, thatë; <x>[dz] si në fjalët xixë, xebë, xixëllonjë; <xh>[d]si në fjalët xhaxha, xhiro, xhep; <zh>[]si në fjalët zhavor, zhapik, zhurmë

<a>alfabet, arrë, arë; <b>burrë, burim, bar

<c>copë, cjap, cep; <ç> çaj, çmim, çoj

<d>djath, djalë, darkë;  <dh> dhe, dhé, dhomë; ;  <e>erë, emblemë, emër <ë>është, ëndërr, ëmbël

<f>flamur, festë, fitore;  <g>gaz, gazetë, gëzim

<gj>gjëagjëzë, gjumë, gjithëmonë;  <h>, hap, hedh, hënë

<i>iriq, inat, ilaç;  <j>jetë, jam, juaj

<k>kap, kokë, kilogram;  <l>laj, letër, liri

<ll>llampë, llullë, lloje;  <m>mal, majtas, makinë

<n>natë,nesër, nismë <nj>njeri, njësi, njoftim

<o>oborr, orë, odë;  <p>prind, paré , përpara; 

<q>qafë, qëllim, quaj ,;  <r>rini, realitet, ruaj

<rr>rrotë, rrogë,;  rrugë, <s> sa, stadium, spatë

<sh>shtat, shtëpi,shpatë <t> tavan, tetë, top

<th>thikë, thënie, themel;  <u>urë, uturimë, ultë

<v>valixhe, varkë, vit;  <x>xixa, xixëllonjë, xurxull; 

<xh>xhaketë, xhaxha, xhep;  <y>yll, ylber, yndyrë

<z>zanë, zambak, zebër <zh>zhavor, zhvesh, zhvendos








Elementi kryesor dallues i një kombi është gjuha. Askush nuk është i detyruar ta mësoj gjuhën e vetë por nëse dëshirontë ruash kombësinë shqiptare, gjuha shqipe është e domosdoshme. Le ta mësojmë shqipen për të mbetur shqiptarë.
Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 Today Thursday, 24 July 24 25 26
27 28 29 30 31